Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Itali

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Itali

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Itali, ku ka zhvilluar takime në regjionin Friuli-Venezia-Gjulia. I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, kryekuvendari Veseli është takuar në Trieste me Franco Iacop, president i Asamblesë Regjionale të regjionit autonom të Friuli-Venezia-Gjulia. Në këtë takim, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes këtij regjioni dhe Kosovës në fushën e bujqësisë, përpunimit të ushqimit dhe në fushën e metalurgjisë. Veseli ka prezantuar në këtë takim potencialet që i ofron Kosova në fushën e bujqësisë, me theks të veçantë në rajonin e Prizrenit dhe Rahovecit. Veseli propozoi binjakëzimin e rajonit me komunat e Kosovës që ndajnë ngjashmëri.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …