Kryetari Selmanaj është nderuar më mirënjohje nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”

Për mbështetjen e Manifestimit të IV-të  Letrar Ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2016”, që këtë vit është mbajtur në Plavë-Guci dhe në Junik, me mirënjohje është nderuar kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”.

Në vitet paraprake, ky manifestim është mbajtur në Rugovë, Kotorr, Pejë, Rozhajë, Deçan dhe në Bajram Curr ku krahas disa institucioneve tjera lokale dhe qendrore të Kosovës, të Malit të Zi dhe Shqipërisë, nuk ka munguar as komuna e Deçanit duke u prezantuar me vlerat e krijuesve të kësaj komune.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edhe 6 gjoba të reja për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit

Inspektorati Komunal i Ferizajt po punon me përkushtim të shtuar për identifikimin dhe ndëshkimin e …