Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me përfaqësuesit e koalicionit PAN dhe komuniteteve pakicë, ka ftuar të gjithë partitë politike që të

Kryetari Thaçi kërkon koordinim të partive për seancën konstituive

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me përfaqësuesit e koalicionit PAN dhe komuniteteve pakicë, ka ftuar të gjithë partitë politike që të koordinohen për ta mbajtur seancën e parë ku do të verifikohen mandatet e deputetëve dhe t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë. “Kjo qeveri do të jetë Qeveria e stabiliteti, multietnike dhe e orientimit euroatlantik, që do të angazhohet të realizojë sa më shpejt aspiratat e qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha kryetari. Ai ka thënë se parimet bazë që do të duhej të ndërtohet Qeveria e Kosovës, duket të jenë respektimi i rendit dhe ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, demarkacioni dhe Asociacioni, respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë, transformimi i FSK-së në FAK.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtria e Kosovës pritet të themelohet brenda këtij viti

Sot është 7 vjetori i krijimit të Ushtrisë së Kosovës

7 vite më parë (14 dhjetor 2018) , me 106 vota Pro dhe një Abstenim, …