Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit që do të mbahet sot pasdite, nën organizimin e Kroacisë si kryesuese e radhës të Bashkimit Evropian. Thaçi dhe Michel, u pajtuan që BE-ja duhet të vazhdojë angazhimin për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane dhe se mesazh pozitiv në këtë drejtim është edhe mbajtja e Samitit të Zagrebit. Kreu i shtetit të Kosovës kërkoi që shtetet anëtare të BE-së të marrin sa më parë vendimin për liberalizim të vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, akuzoi Qeverinë e Kurti për mungesë të bashkëpunimit me komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të bashkëpunimit me …