Thaçi

Kryetari, Thaçi, konstaton se korrigjimi i kufirit me Serbinë fundos ëndrrën serbe për bosnjëzim të Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi konstaton se korrigjimi i kufirit me Serbinë fundos ëndrrën serbe për ndarje apo bosnjëzim të Kosovës. Në një intervistë për gazetën Epoka e Re ai ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë këtë ide janë kamikazë të fuqishëm politikë. Shefi i shtetit është zotuar se për këtë çështje dhe marrëveshjen finale me Serbinë do ta thonë fjalën e fundit qytetarët, nëpërmjet referendumit. Ai ka theksuar se nuk do ta lejojë askënd të bllokojë arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbisë, e cila sipas tij, siguron të ardhme evropiane për Kosovën. Thaçi e ka ftuar opozitën të bëhet pjesë e dialogut pasi sipas tij, ballafaqimi i argumenteve duhet të ndodhë në tavolinë dhe nuk duhet lejuar që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …