Termeti - Izmir

Kryetari, Thaçi, kryetari i Nismës, Limaj dhe kryetari i AAK-së, Haradinaj bashkëndjejnë me Turqinë me rastin e tërmetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i prekur thellë nga tërmeti vdekjeprurës që ka goditur sot Turqinë̈, ku raportohet të kenë pësuar edhe disa qytetarë. Në këto momente të vështira për popullin mik turk, bashkëndjejmë dhimbjen me ta dhe u  shpreh ngushëllime familjarëve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky tërmet dhe lutem për sa më pak viktima e të lënduar”, ka shkruar lideri i Nismës Fatmir Limaj. Edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtues të institucioneve të vendit i kanë shprehur dhembje e solidarësi  Qeverisë së Turqisë me rastin e tërmetit të sotëm që ka goditur një rajon të këtij vendi. Me vëmendje të posaçme po i përcjell zhvillimet pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Në këto rrethana të rënda për popullin dhe institucionet e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë pa viktima dhe me sa më pak dëme”, ka shkruar me këtë rast  kryetari i AAK-së, Ramush  Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …