Kryetarja, Vjosa Osmani, mbajti fjalimin përçarës vjetor para deputetëve të Kuvendit, të cilëve nuk u ka bërë fare përshtypje

Kryetarja, Vjosa Osmani, mbajti fjalimin përçarës vjetor para deputetëve të Kuvendit, të cilëve nuk u ka bërë fare përshtypje

Kryetarja, Vjosa Osmani, mbajti fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve nuk u bërë fare përshtypje. Fjalimi është bojkotuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe. Me të hyrë ajo në sallën e Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Vjosa Osmanit si dhe ministrat që ishin të pranishëm ishin ngrehur  në këmbë, sipas traditës. Por, ajo që u vërejt në sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të saj, duhet se nuk u bëri përshtypje shumë deputetëve, pasi ata kishin hapur telefonat dhe bisedonin apo shkruanin mesazhe e njoftime. Zëvendë-skryeministrat, Besnik Bislimi, Donika Gërvalla e Emilija Rexhepi dhe disa nga ministrat e Qeverisë Kurti II, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Nenad Rashiq, Xhelal Sveçla, Liburn Aliu, Hekuran Murati, Faton Peci e Elbert Krasniqi madje edhe shumë deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit janë parë duke qëndruar në telefona, derisa zonja Osmani po mbante fjalimin e saj cinik duke kritikuar  qeveritë e kaluara dhe duke u zotur se nuk do të ketë më “tregtarë kufijsh”, duke aluduar ne ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në burgun e Sheveningenit të Hagë, i akuzuar nga Gjykata Speciale për gjoja krime lufte.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …