Albin Kurti

Kurti: Nëse Serbia është ithtare e asociacioneve ajo do të duhej ta bënte edhe në vendin e saj

Duke komentuar qëndrimin e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, se Asociacioni nuk është çështje për të cilën vendos një person pasi sipas tij është një marrëveshje dhe obligim ndërkombëtar për të cilën ka rënë dakord Kosova, kryeministri, Albin Kurti ka thënë se përfshirja e Escobar në këtë proces është shumë e madhe, mirëpo duhet me qenë fer dhe të kujdesshëm. Gjatë intervistës për televizionin turk TRT, kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se nëse Serbia është ithtare e asociacioneve ajo do të duhej ta bënte edhe në vendin e saj sepse në Serbi 20 për qind e popullsisë janë minoritete. “Zotëriu Escobar është shumë aktiv dhe shumë i përfshirë dhe unë e mirëpres këtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe fer. Dhe, ajo për çfarë unë kam thënë për Asociacionin janë qëndrime të mijat, nuk janë gjykime personale. Vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë gjërat që mua më bënë të them se së pari të them që njëherë njohja e ndërsjellë, dhe vetëm më pastaj të ketë ndonjë lloj Asociacioni”, ka thënë kryeministri, Albin Kurti .

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …