Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Kurti: Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi, sepse nuk varet nga ne

Kryeministri, Albin Kurti vazhdon me paralajmërimet e tij mbi mundësinë e një sulmi të ri të armatosur kundër Kosovës. Gjatë një interviste për fazetën gjermane “Stern” ai ka thënë Kosova kufizohet me një shtet agresiv dhe duke qenë I tillë, sulmet janë të pritshme. “Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi, sepse nuk varet nga ne. Por, ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë. Përveç kësaj, ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind të bruto prodhimit vendor duke investuar në ushtri. Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por, diktatura mbart rreziqe. Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë (Aleksandar) Vuçiq policinë dhe ushtrinë e tij”, ka thënë mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

LVV dhe LDK dakordohen për Bekim Sejdiun si kandidat për president

Pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe negociatash politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e …