Kurti

Kurti: Të mos keqpërdoret Amerika

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e radhës me një mungesë të thekuar të kabinetit qeveritar dhe të deputetëve të opozitës. Gjatë fjalës para të pranishmëve, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje që të mos keqpërdoret Amerika. Ai theksoi më tutje se edhe Qeveria edhe opozita i duan fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është e rëndësishme se cilën Amerikë e duan, atë të Alkapones apo të Kenedit, Rusveltit e Martin Luter Kingut. Opozita e do Amerikën e Kenedit e Rusveltit, derisa Qeveria e donë Amerikën e Alkaponës dhe kjo u dëshmua me aferën Pronto 1 dhe Pronto 2, theksoi deputeti, Albin Kurti. Ai bëri thirrje që të mos miratohet marrëveshja për demarkacionin dhe t’i falet tokë Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Von der Leyen

BE synon të ulë varësinë nga materialet kritike kineze me planin e ri RESourceEU

Bashkimi Evropian po përgatit një plan të ri strategjik për të reduktuar varësinë nga materialet …