Kushtrim Gara: Gërmimet për të pagjeturit kanë filluar në Prekaz, Therandë, Tusuz dhe në Prizren

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, ka bërë të ditur se gërmimet për të pagjeturit e që nisën para disa dite në Prekaz kanë përfunduar. Për mbetje mortore pritet të gjurmohet edhe në lokacione tjera si në Skenderaj, Suharekë, Prizren e Tusuz. Me përmirësimin e kushteve të motit, kanë filluar gërmimet. Sipas dakordimeve gjatë takimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbajtur më 7 shkurt , gjatë këtyre javëve jemi të angazhuar në katër lokacione (Prekaz, Skenderaj, Suharekë, Tusuz dhe Prizren ; dhe një lokacion për konfirmim identiteti në Podujevë ). Gërmimet në Prekaz tanimë kanë përfunduar dhe ditëve në vijim do të vazhdojmë në lokacionet tjera të lartcekura. Kushtrim  Gara deklaroi me këtë rast  se për shkak të qasjes së Beogradit, sfiduese janë lokacionet për gërmime, në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …