Kuvendi i Kosovës, në mungesë të kuorumit nuk ka arritur ta miratojë Projektligjin, i cili rregullon pagën minimale

Kuvendi i Kosovës, në mungesë të kuorumit nuk ka arritur ta miratojë Projektligjin, i cili rregullon pagën minimale

Sot Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta miratojë Projektligjin,  i cili rregullon pagën minimale për shkak të mungesës së kuorumit nga ana e deputetëve. Kundër këtij projektligji me kohë ishin  deklaruar deputetët e opozitës. Po ashtu  kundër këtij projektligji  diskriminues sot kanë  protestuar më shumë se dy orë para Kuvendit edhe veteranët e UÇK-së, të cilët, të cilët sapo morën lajmin për mos votimin e projektligjit u shpërndanë të qetë. Gjatë protestave pati edhe incidente dhe shtyrje me policinë, por përgjithësisht ato u karakterizuan të qeta dhe pa përleshje me policinë. Veteranët dhe opozita tani për tani kanë arritur vetëm ta shtyejnë afatin për rivotim të këtij projektligji, pasi pozita nuk po tregon se ka shenja të lëshojë pe lidhur me përfshirjen e veteranëve në pagën minimale me 250 euro në muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …