Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur për nesër në një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm

LDK: Kemi vendosur që në këtë mandat në asnjë rrethanë ne nuk hyjmë në bashkëqeverisje me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media shpreh indinjatën në lidhje me raportimet nëpër media kinse për lidhje të koalicioneve në mes LDK-së dhe partive tjera. Sipas këtij subjekti politik, sa herë që LDK-ja forcohet, oponentët  politikë lansojnë teori të rrejshme dhe konspirative kinse ne kemi marrëveshje të fshehta me PDK-në për bashkëqeverisje. “LDK-ja nuk është parti e klaneve dhe grupeve të interesit. LDK është parti me traditë që ka struktura të saj të fuqishme, vendimet e të cilave janë obligative për të gjithë ne. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që në këtë mandat në asnjë rrethanë ne nuk hyjmë në bashkëqeverisje me PDK-në dhe këtë e kemi dëshmuar në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në komunikatë. LDK njofton anëtarësinë e kësaj partie dhe gjithë qytetarët e Kosovës, që të jenë të përgatitur dhe të mos bien pre e propagandës kundër LDK-së në ditët e ardhshme. “Këto propaganda tregojnë frikën dhe tmerrin që kanë ata nga vullneti i qytetarëve për ndryshim dhe për dënimin e atyre që e kanë kapur shtetin dhe e kanë mbytur perspektivën për të rinjtë tanë, sikurse edhe të atyre që shërbehen me dhunë dhe propagandë ekstreme”, thuhet në komunikatë. LDK-ja është e vendosur të fitojë zgjedhjet lokale në shumicën e komunave të Kosovës dhe t’ia shkurtojë jetën Qeverisë së pazareve dhe kontrabanduesve.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Mbajtja e drejtuesve të UÇK-së në paraburgim është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës dhe UÇK-së

Duke folur për procesin e padrejtë që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës, deputeti i …