Lëvizja për Bashkim mbështet protestën për Haradinajn dhe dënon sulmim kundër nxënësve shqiptarë në Kumanovë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dënon ashpër dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar dënon ashpër dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë të SH.F. “Naim Frashëri” nga Kumanova, të cilët ishin cak i sulmeve të publikut sllavo-maqedonas gjatë ndeshjes basketbolistike në shkollën fillore “Magdalena Antova” të fshatit Rajkovo kuqa të Kumanovës. Ngjarje të tilla, të cilat cënojnë qenien fizike të shqiptarëve janë të papranueshme dhe tregojnë qartë shovinizmin sllavo-maqedonas. Sulmet mbi baza etnike, që cënojnë të drejtat themelore të shqiptarëve autokton janë në kundërshtim me vlerat e demokracisë, konventat ndërkombëtare dhe shtetit ligjor. Lëvizja i bënë thirrje Republikës së Shqipërisë, që të zbatoj Kushtetutën në përpikshmëri dhe të vëhet në mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoninë shqiptare. Bashkësia ndërkombëtare të reagoj ashpër ndaj dhunës e terrorit sistematik sllavo-maqedonas ndaj shqiptarëve. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton klasen politike shqiptare që të qendrojnë të bashkuar dhe të mos pranojnë as një kompromis jashtë kërkesave të platformës për barabarësi shtetëformuese.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …