Shqipe Mjekiqi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar një sërë kritikash në drejtim të Qeverisë Kurti në lidhje me shërbimin e jashtëm

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka adresuar një sërë kritikash në drejtim të ekzekutivit në lidhje me shërbimin e jashtëm. Nënkryetarja e kësaj partie, Shqipe Mjekiqi – Sadiku, ka deklaruar në një konferencë për media se shkelja e rregullave ligjore është bërë normë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  ndërsa akuzoi për pasivitet të njëjtën ministri karshi fushatës të Serbisë kundër Kosovës. Mjekiqi – Sadiku fillimisht ka përmendur konkursin e hapur nga MPJD për 21 zyrtarë në misione diplomatike e të cilin konkurs e kishte shpallur të jashtëligjshëm, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës. Ajo ka thënë se me këtë konkurs është shkelur neni 38 i Ligjit për zyrtarë publikë që përcakton rregullimin brenda kategorive të njëjta dhe gjithashtu nenin 17 duke mos e publikuar këtë konkurs në sistemin informativ të menaxhimit të burimeve njerëzore. Më tutje, Mjekiqi – Sadiku ka përmendur shuarjen e Drejtorisë së Përgjithshme në MPJD duke thënë se ky veprim cenon rëndë funksionimin e shërbimit të jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …