Luan Rama

Luan Rama: Prishja e murit në Mitrovicë nuk është çështje e veprimi fizik, por edhe forcë e legjitimitetit

Në një takim ku priti kreun e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Elmi Reçica, dhe delegacionin që e shoqëronte në këtë vizitë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama tha se këto takime shpalosin përmasat e bashkëpunimit mes institucioneve, jo vetëm parlamentare, por në tërësi mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Ai tha ndër të tjera se, pavarësisht përfaqësimit të dy parlamenteve respektive, asnjëherë nuk duhet harruar se jemi deputetë të të njëjtit komb dhe mbi çdo gjë kemi të përbashkët historinë, gjuhën dhe flamurin kombëtar, ndaj të cilëve siç tha ai “kemi detyrime të njëjta e të përbashkëta”. “Vendosmëria për ta prishur murin në Mitrovicë nuk është thjesht çështje e veprimi fizik, por domethënie shumë e madhe e vendosmërisë për të dëshmuar forcën e legjitimitetit dhe të autoritetit të institucioneve të Kosovës në të gjithë hapësirën e shtetit të Kosovës”, tha Luan Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …