Marrëveshja hekurudhore ndërkufitare lehtëson transportin e mallrave dhe të udhëtareve

Të hënën në Fushë Kosovë nënshkruhet marrëveshja hekurudhore ndërkufitare për kontrollimin e përbashkët të trenave ndërmjet Hekurudhave të Kosovës dhe Hekurudhave të Maqedonisë.
Në këtë ditë të veçantë akti i nënshkrimit të marrëveshjes në mes të dy palëve nënkupton zbatimin e marrëveshjes së përbashkët hekurudhore kufitare e cila është nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Transportit dhe Komunikimit e Republikës së Maqedonisë.
Marrëveshja në mes të dy palëve do të lehtësoj transportin e mallrave dhe të udhëtareve duke e bërë kontrollimin e përbashkët në seksionin kufitar për të gjithë llojet e trenave.
Ceremonia do të mbahet me datë 15.02.2016 duke filluar prej orës 10:00 në Fushë Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti fton opozitën për takim pa vendimin e Kushtetueses, opozita e refuzon: “Të pritet verdikti”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në një takim krerët e partive opozitare në …