Matthew Palmer

Matthew Palmer: Zgjedhjet në Shqipëri duhet të mbahen, pengimi i tyre prish marrëdhëniet me Amerikën

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka deklaruar se zgjedhjet vendore në Shqipëri duhet të zhvillohen më 30 qershor. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zyrtari i lartë amerikan është shprehur se është për të ardhur keq që opozita vendosi të bojkotojë jetën parlamentare dhe zgjedhjet, pasi sipas tij, ato duhen zhvilluar për t’i hapur rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese. Më pas, shtoi Palmer, është pikërisht Gjykata Kushtetuese që vendos nëse zgjedhjet do të përsëriten apo jo. Sipas Palmerit, “pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …