Brickos

Mazreku viziton Jarinjën e Bërnjakun para fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë për targat ilegale

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, z. Sami Mazreku së bashku me drejtorë të departamenteve të cilat operojnë në kuadër të BKS-së kanë vizituar të hënën dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë ku panë nga afër mbarëvajtjen e punëve në këto dy pika kufitare që gjenden në veri të Kosovës.

Një ditë para fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale drejtori Mazreku tha se puna në këto dy pika kufitare po vazhdon si zakonisht.

Mazreku më tutje punëtorëve të këtyre pikave kufitare ju ka ofruar mbështetje 24 orësh.

“Unë së bashku me stafin takuam punëtoret e këtyre dy pikave kufitare dhe jemi të kënaqur me punën që është bërë dhe po bëhet në këto dy pika kufitare. Takimi i sotëm është në kuadër të vizitave të rregullta që ne si menaxhment bëjmë nëpër pika kufitare” ka thënë drejtori Mazreku, i cili me këtë rast për punën e kryer të falënderoj Policinë dhe Doganën e Kosovës. / Byroja Kosovare e Sigurimit /

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …