leoni

Mbi 400 mijë euro investime në infrastrukturën e stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë

Sot është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunë së Malishevës, për ndërtimin e infrastrukturës në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj’,  në Malishevë. Kjo memorandum është nënshkruar në mes të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe ministrit të MKRS-së, Hajrullah Çeku, ndërsa vlera e investimit do të jetë rreth 400 mijë euro.

Për këtë qëllim, sot ministri Çeku e ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur nga kryetari Kastrati, ndërsa pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, është vizituar edhe stadiumi i qytetit.

“Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive, përkrahje e të rinjve, duke mos lënë anash për asnjë moment as trashëgiminë kulturore, është një nga synimet dhe angazhimet tona të vazhdueshme, dhe në funksion të jetësimit të projekteve të kësaj natyre, në do të jemi çdo herë të gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet qendrore dhe partnerë e donatorë të ndryshëm”, ka thënë kryetari Kastrati  gjatë takimit me ministrin Çeku.

“E falënderova ministrin Çeku për nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe shpreha gatishmërinë tonë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë përmes projekteve konkrete”,  tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …