leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Kryetari i Aleancës  për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në  një takim,  shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sunyog, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike, në vend. Haradinaj ka njoftuar se u diskutua edhe për dialogun Kosovë-Serbi, obligimet që duhet t’i kryejnë palët,  si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve. Unë shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi. Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka deklaruar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …