Kuvendi i Kosoves

Mbledhja konstituive e Kuvendit pritet të mbahet brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja

Mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet brenda një muaji pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Certifikimi nga KQZ-ja do të bëhet pas shqyrtimit të 65 ankesave të partive nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili për një gjë të tillë do të dalë me vendim gjatë ditës së sotme. Me këtë rast, kryetari, Hashim Thaçi është i obliguar që brenda 30 ditëve ta caktojë mbledhjen konstituive. E në rast se Thaçi nuk e bën një gjë të tillë Kuvendi gëzon të drejtën absolute që ta thërrasë vetë mbledhjen për seancën e parë. Përfaqësuesit e tri blloqeve janë shprehur optimistë se nuk do të ketë vonesa sa i përket konstituimit të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …