leoni

Më 26, 27 dhe 28 nëntor 2019 Skenderaj mbahet Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” por edhe aktivitete të shumta kulturore e përkujtimore

Më 26, 27 dhe 28 nëntor 2019 Skenderaj mbahet Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” por edhe aktivitete të shumta kulturore e përkujtimore

Nën përkujdesjen e kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari  më 26, 27 dhe 28 nëntor 2019 organizohet Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare” ediciomi i 15-të por edhe aktivitete të shumta kulturore e përkujtimore, sipas kësaj agjende:

Më 26 nëntor 2019, në orën 10:00 mbahet simoziumi  shkencorë “Folklori në Drenicë”, në Qendrën  e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

Në të njejtin vend në orën 16:00 bëhët hapja zyrtare e natës së parë të Festivalit “Rapsodia Shqiptare”.

Më 27 nëntor 2019, në orën 16:00 mbahet nata e dytë e Festivalit “Rapsodia Shqiptare”, në Qendrën e Kulturës në Skenderaj.

Më 28 nëntor 2019 në orën 9:20 bëhen homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar “Adem Jashari” në qendër të qytetit të Skenderajt.

Në orën 9:30 bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.

Në orën 10:00 bëhen homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Në orën 10:30 bëhen homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë të Drenasit.

Në orën 11:00 në Qendrën e Kulturës në Drenas mbahet seancë solemne e komunave të zonës së Drenicës (Drenas e Skenderaj) me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1443), të Ismail Qemailit (1912), ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari 1955, daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 1997

Në orën 12:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas mbahët manifestimi qendror i zbulimit të shtatorëve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

Në orën 16:00 mbahet nata finale e Festivalit “Rapsodia Shqiptare” në Qendrën  e Kulturës “Hasan Prishtina”  në Skenderaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …