Me 26 shtator 2023 përurohet libri, “ Fatos Krasniqi-Kur binin trimat”, i autorit Fitim Çaushi

Me 26 shtator 2023, duke filluar në orën 11:00, në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë, do të bëhet përurimi i librit, “ Fatos Krasniqi-Kur binin trimat”, i autorit Fitim Çaushi. Përurimi i librit bëhet me rastin e  25 vjetorit të përjetësimit  në altarin e Lirisë të dëshmorëve të  kombit, Fatos Sherif Krasniqi, Haki Krasniqi , Skendrer Shala dhe Ilaz Javori. Po me 26 shtator,  për te respektuar e përkujtuar Dëshmorin  Hero, bëhen homazhe ne kompleksin e varrezave te dëshmoreve te kombit, “Pëllumbat e Lirisë” në fshatin Fatos (ish-Negroc), si dhe te lapidari i dëshmorit. Po këtë ditë bëhet edhe zbulimi i dy pllakave për Shtëpitë Baza të UÇK-së, te vëllëzërit Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …