Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës

Xhefri Hovenier: Amerika ka besim të plotë në Bashkimin Evropian sa i përket ndërmjetësimit të dialogut në mes të Kosovës e Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Xhefri Hovenier, ka deklaruar se Uashingtoni zyrtar ka   besim të plotë në Bashkimin Evropian sa i përket ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.  Ne kemi besim të plotë  të emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak, si zbatues objektiv i kësaj politike. Kjo deklaratë e z.  Hovenier u publikua si përgjigje, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtoi akuza ndaj Lajçakut, që e cilësoi si ndërmjetësues të njëanshëm. Sipas tij  kishte  pasur një koordinim mes Vuçiqit dhe Lajçakut për  krijimin e një skenari alternativ, ku vetëm  gjysma e marrëveshjes  të zbatohej. Hovenier ka deklaruar  me këtë rast se është e rëndësishme që të gjithë aktorët në këtë operacion, në këtë proces, të pranojnë procesin, në të cilin janë dhe të luajnë poker me letrat që u kanë rënë. Dhe të kenë në mendje këtë vizion, puna për normalizimin e raporteve, për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Aneksit, nga të dyja palët, gjë që është pritja jonë, është rruga përpara. Kjo e sjell Kosovën më afër vizionit që ne ndajmë për integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike”, ka saktësuar  ambasadori amerikan, në Kosovë, Xhefri  Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022

Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …