Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i quajti të pabaza deklaratat e kryeministrit, Kurti, lidhur me animet pro-serbe të emisarit Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë akuzoi të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se është pozicionua kundër Kosovës, në takimin që u zhvillua më 14 shtator. Për akuzat që Kurti hodhi në drejtim të emisarit Lajçak, janë deklaruar edhe zyrtarë të lartë  nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i quajti të pabaza deklaratat  e Kurtit. BE-ja dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të angazhuar në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja e kanë bërë shumë të qartë në mënyrë të përsëritur se ku e shohin problemin kryesor për mungesën e progresit në dialog, dhe definitivisht nuk është Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell ose emisari Lajçak. Stano  ka theksuar se shtetet anëtare të BE-së, 27 prej tyre, e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se mbështesin plotësisht Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …