Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Prapavija e një vonese absurde!

Një muaj pas, nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Në shoqërinë tonë sikur po kultivohet një shprehi e keqe e cila po e zvarritë deri në banalitet çështjet imediate për vendin tonë, siç është certifikimit i zgjedhjeve të 6 tetorit, vonesë kjo krejt absurde dhe me prapavije të qartë politike!

Fenomene paranormale këto, që nuk perceptohen nga arsyeja njerëzore, të cilat nuk mund të shpjegohen si të zakonshme që lidhen me idenë racionale. Më larg se kaq, qëndron shkaku i vonesës në shoqërinë tonë, në fakt një pjesë e shoqërisë nuk i analizon fare këto fenomene, ata më tepër janë të prirë t’i besojnë intuitës së këtij lloj fenomeni vonesash komplekse, se sa të veprojnë të pavarur dhe të kërkojnë llogari që këto gjëra të shëmtuara të mos kalojnë në shprehi të shoqërisë sonë mbarëkombëtare.

Dikur këtë e kishte kuptuar më së miri Lëvizja Vetëvendosje, uroj që kjo mos të jetë vetëm deri në atë shkallë kur tani më, as atyre nuk po iu bëhet vonë! Nuk dua që ky subjekt të jetë kapluar nga letargjia e bërjes së llogarive të vonuara mbi qeverisjen e ardhshme, kur sovrani po pret fundin e fenomenit të vonesës absurde. Këtë e pranoj edhe zonja Daka, e cila tha se rezultati përfundimtar nuk mund të jetë gati as tani, se mund të zgjas deri në fillim të dhjetorit, por nuk përjashtoi as mundësinë e rinumërimit të të gjitha kutive një për një, që nga e para!…

 

Së pari: Duhet ta pranojmë të vërtetën e madhe se janë të pakta ato lëvizje shoqërore, subjekte, klube apo organizime tjera politike, që kanë mbijetuar dhe arritur të ngritën majave më të larta të shoqërisë, natyrisht me mënyrën dhe qasjen e gjetur të veprimit të tyre, siç e bëri këtë Lëvizja Vetëvendosje! As një organizim politik, nuk do të arrinte që të ngritje mbi platformën e saj, duke kundërshtuar një klasë politike te dalë nga lufta. Lëvizja Vetëvendosje, këtë ngritje e filloi me aktivitete të cilat jo vetëm faktorin e brendshëm e kishte shqetësuar me aksionet e tyre si: rrokullisje maunash, pamflete dhe banderola gjithandej Kosovës, me heqje e ngritje flamujsh, me kundërshti të Pakos së Ahtisarit, me rrokullisje të makinave të EULEX-it, me kundërshtimin e mallrave me origjinë serbe, me demonstrata të një pas njëshme, ku pati edhe të rënë e deri tek gazi lotsjellës, që krijonte përshtypjen së Vetëvendosja, nuk po zgjidhte mjete për të arritur qëllimin! E gjitha kjo, kishte një kosto të lartë politike para së gjithash për vet Vetëvendosjen! Mirëpo çelësi i suksesit ishte se; të gjitha këto veprime Vetëvendosja, po i bënte në shërbim dhe në mbrojtje të atdheut, pavarësisht çmimit që do paguante, duke denoncuar edhe lajthitjen e Elitës sonë politike e cila hëngri karremin për liberalizim dhe Kosovës ia amputoi një pjesë të trupit të saj!

 

Së dyti: Jo cilido subjekt (madje as në rajon), do arrinte ta ruante stabilitetin organizativ e politik, në vazhdim do të konsolidonte radhët e saja edhe më, pas ikjes së 12 deputetëve nga radhët e saja. Veprim ky kaq i rendë dhe goditës për një parti politike, siç është Lëvizja Vetëvendosje e cila atë kohë ishte partia e dytë me vota, që për një moment iu përgjysmua forca e saj politik. Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje konsolidoi radhët, u fut në zgjedhje, dhe i fitoi ato, pavarësisht pengesave të shumta që kishte gjatë rrugëtimit të saj.  Të gjitha këto, në fakt janë fenomene paranormale të cilat nuk akceptohen nga arsyeja e thjeshtë njerëzore. Lidhja mes të dyjave si ide normale dhe paranormale, përkojnë me ide dhe veprime racionale të cilat Lëvizja Vetëvendosje i koordinoj me një mjeshtri brilante.

 

Së treti: Praktikisht, prapavija e kësaj vonese absurde të certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, nuk është e paqëllimtë. Fenomen ky i pashpjegueshëm, i pa arsyeshëm që po na përcjellë pambarimisht. Kjo nuk shpjegohet ndryshe, veç si devijim i mbamendjës sonë kolektive. Të paktën kështu tingëllon për gjithë atë që dëgjuam dje: vraponi o burra se duam zgjedhje të parakohshme, përcjellë me duartrokitje në Parlamentin e Kosovës! Si përfundim, rezultati i gjithë asaj fushate doli: as mish as peshk!

 

Së katërti: Kush është fituesi dhe pse nuk pranohet ai!? Jo të gjithë individët dhe subjektet e kanë pa hile. Me këtë rast, LDK, po përdorë lojën e karotës dhe shkopit, po luan rolin e tutorit, duke e vënë Vetëvendosjen,  para aktit të kryer: O merr o lere! Sjellja e LDK-ës, prej pozitës së tutorit, duke mos e pranuar fitoren e Vetëvendosjes, madje deri me sot, as nuk e ka uruar zotin Kurti për fitore, duke e përsëritur në çdo çast se LDK është fituese, se Vetëvendosje, nuk i ka 61 numra, se presin rezultatet përfundimtare, duke dashur që t’i tregoj zotit Kurti dhe Vetëvendosjes  se postin e kryeministrit nuk e japim, se LDK, është partia që ka fituar shumicën në Parlament, se pa LDK-ën, Vetëvendosje nuk mund t’i bëj numrat as Qeverinë, se nuk mund t’i caktoj ministritë pa short, se duhet të merren vesh për emrin e President të Kosovës (që sipas tyre, do të ishte zoti Mustafa, i cili është humbësi i të gjitha zgjedhjeve të LDK-ës, mbajtura deri me 6 tetor etj). Madje zoti Mustafa Lëvizjen Vetëvendosje e kërcënon hapur: “Nëse nuk do të ketë marrëveshje, LDK do të kaloj në opozitë!”… duke shtuar se Vjosa Osmani është ende kandidate për kryeministër të Kosovës etj. Në vazhdim, nënkryetari i LDK-së, zoti Lutfi Haziri e tha edhe më çartë: “ Emri i Kryeministrit të Kosovës, kalon nëpër zyrat e LDK-ës!”… e kështu me radhë! Mbi të gjitha është indikativ fakti, se vetëm zëri i zonjës Osmani në këtë mes nuk dëgjohet fare!, me këtë opinioni i gjerë dhe elektorati në veçanti, duhet ta kuptoj se karremi Osmani kreu misionin e saj, dhe kaq. Politikat e LDK-së i bëjnë të tjerët si të duan dhe kur të duan!

 

Së pesti: Rruga pa krye, që LDK, me pedanteri kishte futur në lajthitje; VV-në, AAK-në dhe ndonjërën nga subjektet tjera politike, ishte që PDK-ës t’i vejnë vija të kuqe! Prapavija e këtij qëllimi ishte që pas zgjedhjeve, as një subjekt politik të mos bënte koalicion me PDK-në, e cila në këto zgjedhje radhitet e treta në nivel vendi. Përfundimisht, nëse Vetëvendosja nuk plotëson ambiciet e LDK-së, do të krijohet përshtypja sikur Vetëvendosje, nuk do që procesin e Kosovës ta shpie përpara, kështu për LDK-në, krijohen rrethana të favorshme para opinionit dhe elektoratit, dhe zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, do t’i krijonin epërsi, duke ia lënë pataten e nxehtë në dorë Lëvizjes Vetëvendosjes, përvojë kjo, që nuk i mungon LDK-së!

Vënia e vijave të kuqe, vënia e vetos dhe e izolimit, nuk praktikohen në as një vend të botës me demokraci të avancuara. Veto ndaj një subjekti të caktuar politik është e papranueshme, madje e dënueshme dhe e dëmshme, për shkakun e thjeshtë se atë subjekt praktikisht e përjashton nga e drejta e pjesëmarrjes në vendimmarrje e cila fuqinë e saj politike e mbështetë pikërisht mbi vullnetin e sovranit, që kësaj radhe PDK-në, e ka votuar shumë lartë. Është e padiskutueshme që PDK, duhet të rishikoj gabimet që ka bërë gjatë rrugëtimit të saj, faturën e së cilës duhet ta paguaj tani. Mbi të gjitha i pari i saj, z. Veseli, me shumë maturi, pranoj humbjen dhe u deklaruar shumë qartë së PDK, do të sillet si opozitë e përgjegjshme, qëndrim ky që është për t’u vlerësuar.

 

Së gjashti: Është fakt i pamohueshëm se Vetëvendosje, dhe LDK, janë dy antipode që nuk përkojnë në masën e më së 80% të programit dhe ideve të tyre, të qasjes për ballë obligimeve dhe përkushtimit për atdheun. Është imediate që Vetëvendosje të hulumtoje partnerin e ri të koalicionit, i cili do të jetë më i përkushtuar përballë interesave të atdheut për të bërë shtet,  dhe më pak përballë interesave personale për të hipur në pushtet! Koalicioni qeverisës, duhet të jetë më kooperues, më i sinqertë, jo shantazhues, të mos sillet prej pozitave të tutorit, të pranojë epërsinë e fituesit dhe të respektoj verdiktin e popullit.

 

Së shtati: Fakti se vet zoti Kurti u deklarua, citojmë: “ S’ka çështje që e pengon marrëveshjen e Vetëvendosjes me LDK-në!”. Kjo, sikur stimuloj ambiciet e LDK-ës, për dominim me rastin e ndarjes së posteve në qeverisjen e ardhshme! Prandaj LDK, me të drejt nuk e pranon epërsinë e Vetëvendosjes, për derisa vet Kurti deklaroi se do të pranojnë çfarëdo marrëveshje me LDK-në!

Dhe nëse kjo qëndron, së nuk ka çështje e cila pengon marrëveshjen e Vetëvendosjes me LDK-në, atëherë zoti Kurti të përgatitet për të marrë pozitën e zëvendës kryeministrit të parë dhe ministritë që do t’i ndajnë me short!

A do të jetë kjo fitorja e Pirros! (siç e kishte komentuar ditë më parë RKL), mbetet të shihet. Populli thotë: daullet po bien për ata që kanë vesh !, përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme, si duket do të janë të pashmangshme.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …