Tahir Meha

Mehmet Bislimi: Tahir Mehës

si sot  
këtu e mot  
tokën përgjaku  
biri i Shqipërisë  
i pari ndër të paret  
lëshojë rrënjët  
e lirisë  
me shtat si lisi  
si shqiponja mbi kreshta  
me bardhësi plisi  
që ruan zogjtë e vet 
 
jehon e pushkës së tij  
lindi  
pushkët e UÇK-ës  
tek vatra e zjarrit  
ballë oxhaku  
aty ku ulej hijerëndë

gjysh Emini  
Tahir djali

Nebih Plaku …  
bukë kripë e barot kemi  
me kushtrimin  
o burra liridashës të kësaj toke  
ja ku jemi!  
 
të urtit  
të mirët  
të çmuarit  
luftëtarët e lirisë  
si dielli i përflakur  
bijtë e Shqipërisë  
përjetësisht  
në përqafim të tokës

në përqafim të lirisë  
 
Tahir Meha  
a je he burrë  
tek kulla të erdhi

Shabani

Hamza

Ademi  
tek ajo strehë  
ku rrezet e lirisë shkrepen së pari  
tek ato troje  
ku rrezja ra mbi dhe  
atje ku frymojmë lirshëm ne  
ku frymon lirshëm shqiptari  
lulëkuqe në palë bajraku  
në palë flamuri  
në zemër guri  
aty ku pushon ai  
aty ku pushon burri  
përjetësisht në gjirin e atdheut  
nderuar

Si ylli në palë flamuri

 

CH- 13-05-2020
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …