Sot, në një ceremoni të organizuar është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtëpisë së re, në të cilën ceremoni kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, drejtorët Rrezarta Hasani – Ibrahimi e Behxhet Maliqi, përfaqësues të Islamic Relief Kosova, Arbër Geci si përfaqësues i banorëve të Llaushës, asamblisti i Kuvendit Avdullah Geci dhe të tjerë. “Jam thellësisht i lumtur që po e ndihmojmë bashkë me Islamic Relief Kosova, Mentor Gecin nga Llausha të bëhet me shtëpi të re, e cila po nis të ndërtohet sot, për t’u bërë gëzim jete për familjen e tij. Urojmë që kjo shtëpi të mbushet me shumë jetë!”, ka shkruar nënkryetari Lushtaku në profilin e tij në facebook.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
