Një seri komunikimesh të siguruara nga gazeta Nacionale hedhin dritë mbi një koordinim të detajuar mes ndërmarrjes publike KEK dhe anëtares së lartë të Vetëvendosjes, Dejona Mihali. Mesazhet e zbuluara sugjerojnë se Mihali luan rol kyç në komunikatat e KEK-ut, duke ndikuar edhe udhëzimet për deputetët e partisë qeverisëse në Kuvend. Në një mesazh të shkurtër, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, falënderon Mihalin për aprovimin e një komunikate për publikim, duke treguar përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në çështjet e ndërmarrjes. Ky ndikim shtrihet edhe në qëndrimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili javë më parë bëri një postim të pazakontë ku kritikonte opozitën, duke i krahasuar me “shushunja.” Ky postim, që u shoqërua me reagime të shumta, u përfol të ishte ndikuar nga Mihali, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin dhe motivet e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker ka rikujtuar Masakrën e Reçakut si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike
Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker, ka rikujtuar Masakrën e Reçakut, duke e konsideruar …