Ilir Meta

Meta: Shqipëria ka nevojë për një drejtim të ri

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha sot se bashkëjetesa ndëretnike është një nga pikat kryesore të programit të LSI-së e cila duhet zhvilluar dhe ruajtur si garant i stabilitetit të vendit. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi me banorët e Pustecit ku prezantoi kandidatët për deputet në qarkun e Korçës. “Ne besojmë se Shqipëria është më e bukur, është më shpresëdhënëse, kur jemi të gjithë bashkë, por edhe kur këtë larmi të madhe, edhe kulturore, edhe etnike edhe fetare ne e ruajmë dhe e zhvillojmë si drita e syve”, është shprehur ish-kreu i LSI-së. Ai tha se LSI ka vetëm tre tabu që nuk preken, stabiliteti i Shqipërisë, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimi evropian i vendit. Meta theksoi se Shqipërisë i duhet një drejtim i ri, që synon zgjidhjen e problemeve më jetike të qytetarëve shqiptare. “Ndaj duhet një drejtim i ri për Shqipërinë, ndaj LSI do të jetë forcë e parë që të garantojë një drejtim të ri i cili synon të zgjidh problemet më jetike të gjithë qytetarëve që jetojnë në Shqipëri”, theksoi Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …