Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, kanë falur namazin e Kurban Bajramit

Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, kanë falur namazin e Kurban Bajramit

Përpara besimtarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, bëri thirrje për më shumë dashuri dhe solidaritet mes njëri-tjetrit. Ndërsa për Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, kjo festë ka një rëndësi shumë të madhe në këto kohë: “Një nga ditët e madhërimit të Zotit, por jo të atij falsifikimit që përcillet në media, siç janë vrasjet dhe masakrimet duke thirrur “Allahu ekber”. E kundërta, Zoti është më i madhi në pushtetin absolut dhe në demonstrimin e drejtësisë së tij me njeriun në sipërfaqen e Tokës”. Në këtë ditë, besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë. E për t’ju përmbajtur kësaj fryme solidariteti, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur që drekën e Kurban Bajramit ta shtrojë për të moshuarit që jetojnë në azilin e pleqve në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …