Bedri Hamza

Ministri, Bedri Hamza zgjidhet kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor në Degën e Mitrovicës, ku me shumicë votash kryetar i Degës u zgjodh Bedri Hamza, i cili mbanë edhe pozitën e ministrit të Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës.  210 delegatët e kuvendit zgjedhor në Mitrovicë kanë zgjedhur po ashtu Këshillin Drejtues prej 71 anëtarëve dhe 21 delegatë për Konventën Qendrore.  Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Kuvendin zgjedhor e përshëndeti shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi si dhe ministrja Dhurata Hoxha, e cila vlerësoi se “Mitrovica merr vëmendjen më të madhe se zgjedhjet në degët tjera në vend, duke qenë degë e liderit tonë, Kadri Veseli dhe udhëheqësve të dëshmuar në nivel nacional. Këto zgjedhje, janë shtytje e re për organizim edhe më të mirë, gjithëpërfshirje dhe vlera me besim, zhvillim dhe integrim”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Djali i Jakup Krasniqit: “Populli gjithmonë do të mbetet me UÇK-në”

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, …