leoni

Ministri Demolli në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A5 -SHBA

Ministri Demolli në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A5 -SHBA

Takimi i Ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5 –SHBA, po mbahet në kështjellën e qytezës Trakoshçan të Kroacisë. Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i  FSK-së  zoti Haki Demolli në krye të delegacionit nga Kosovës në  përbërje me  Drejtorin  e  Drejtorisë për  Politika dhe Plane zotin Faruk Geci dhe shefin e Kabinetit të Ministrit  Demolli zotin Latif Leka. Synimi i takimit ishte që të avancohet bashkëpunimi rajonal me fokus në  zhvillimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të A-5 gjatë drejtimit të saj nga ana e Kroacisë për vitin 2016.

Ne këtë takim, Ministri Demolli në fjalën e tij shprehu edhe njëherë aspiratën e Republikës së Kosovës për integrime rajonal dhe në NATO, gjithashtu ai  kërkoi  nga të gjithë anëtarët e A-5 për mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut A-5 SHBA. Gjatë kësaj Konference Ministri Demolli pati takime bilaterale me përfaqësuesin e SHBA-ve  Dr. Michael Carpenter. Në takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha sferat me SHBA-të, e në veçanti në fushën e ndihmës për zhvillimin e FSK-së por edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …