Ministri Ejup Maqedonci ka takuar homologët nga Lituania dhe Estonia

Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takime bilaterale me ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, z. Hanno Pevkur, si dhe me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Lituanisë, z. Arvydas Anušauskas

Në takim me homologun e tij estonez, në mes të tjerash u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit bilateral në të ardhmen.

Ndërsa, në takim me ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë, z. Arvydas Anušauskas, u diskutua edhe lidhur me përpjekjet e përbashkëta për përpjekjet e përbashkëta të ofrimit të ndihmës ndaj Ukrainës në kuadër të koalicionit të deminimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Gjithashtu u dakorduan për edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në fushën edukimit dhe trajnimit reciprok.

Në të dy takimet ministri Maqedonci mori përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …