leoni

Ministri, Enver Hoxhaj, gjatë Samitit në Trieshtë është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel

Ministri, Enver Hoxhaj, gjatë Samitit në Trieshtë është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë Samitit në Trieshtë është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e saj dhe të Gjermanisë për Kosovën, pavarësinë dhe shtetndërtimin në gjithë këto vite. Në takimin me zonjën Merkel, Hoxhaj ka shprehur nevojën për të vazhduar përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin në këto kohë të vështira dhe të paqëndrueshme. Ai ka theksuar se mbështetja e Gjermanisë për Kosovën është e rëndësisë së jashtëzakonshme, ndërsa edhe ka ftuar kancelaren Merkel që të vijë për vizitë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rutte pas takimit me Ramën: Shqipëria, një aleate e palëkundur e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi të mërkurën në Bruksel një takim me sekretarin e …