Taulant Balla ua përkujton nenet penale deputetëve të Berishës, por nuk ka guxim të marrë masa

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se Shqipëria ka dalë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar

Viti 2023, shënoi numrin më të ulët të vrasjeve kriminale, tha ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit teksa komentoi projektrezolutën e mazhorancës për luftën ndaj korrupsionit. Duke cituar gjetjet e një raporti, Balla tha se falë progresit të bërë, Shqipëria ka dalë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar. Ministri  i Brendshëm shtoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioritet e tyre kryesore. Balla theksoi se goditja e fortë ndaj grupeve kriminale do të intensifikohet çdo ditë.“Lufta kundër krimi të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioritetet tona kryesore. Goditja e fortë ndaj grupeve kriminale do të intensifikohet. Hetimet komplekse më prokuroritë po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda. Vitin 2023 shënoi numrin më të ulët të vrasjeve kriminale. Iniciativa kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në raportin për vitin 2023, ka vënë në dukje se Shqipëria ka shënuar progresin më të madh duke ulur nivelin e kriminalitetit me 0.46 pikë duke e nxjerrë përfundimisht Shqipërinë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …