leoni

Ministri Konjufca e pret në takim shefin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek

Ministri Konjufca e pret në takim shefin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të premten ka pritur në takim shefin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, me të cilin ka diskutuar për tema të ndryshme me interes dhe synim për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai falënderoi shefin e Misionit diplomatik çek për mbështetjen e deritashme të shtetit të tij, duke theksuar se çmon lartë angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për Kosovën në kuadër të Grupit të Vishegradit. Në takim u bisedua edhe për marrëveshjet e ekonomike midis dy vendeve, për marrëveshjen për bashkëpunim Ekonomik të nënshkruara nga ministritë përkatëse dhe që pritet të funksionalizohet me takimin e planifikuar të Komisionit të përbashkët ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …