Ministri Mustafa takoi drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku

Sistemi i sigurimeve në sektorin e bujqësisë, është një komponentë thelbësore për një sektor më konkurrues, më produktiv e më fitimprurës në Kosovë. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, me të cilin kanë biseduar për rëndësinë e sistemit të sigurimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për avancimin e mëtejmë të këtij sistemi në vend. “Sigurimi i prodhimtarisë bujqësore është segment shumë i rëndësishëm për ta zhvilluar dhe avancuar sektorin e bujqësisë edhe më tej dhe për ta bërë atë më konkurrues”, ka thënë ministri Mustafa. Ai ka theksuar se një sistem i mirë i sigurimit bujqësor ndihmon padyshim edhe në rritjen e produktivitetit dhe profitabilitetit të fermerëve të Kosovës. Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, theksoi rëndësinë e sigurimeve në sektorin e bujqësisë, duke vlerësuar tashmë edhe lansimin e sistemit të sigurimeve në Kosovë. ‘Sistemi i sigurimeve në bujqësi ndikon edhe në forcimin e një mjedisi të përshtatshëm, duke rritur në këtë mënyrë edhe aftësitë teknike në zbutjen e rreziqeve që kërcënojnë këtë sektor”, ka thënë ai. Ndryshe, në fillim të vitit 2019, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë lansuar sistemin e sigurimeve bujqësore në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

64 fermerë bletarë, pranuan 1616 kg dyll për 4860 koshere, bashkë me pajisje tymosjeje dhe nga një uniformë për çdo bletar

64 fermerë bletarë nga komuna e Rahovecit të cilët aplikuan sot, pranuan 1616 kg dyll …