Ministri Shala ka inspektuar disa markete

Ka kaluar koha kur qytetarët e Republikës së Kosovës kanë konsumuar produkte pa kurrfarë kontrolli. Ka kaluar koha kur në tregun e Kosovës janë plasuar produkte pa asnjë kriter. Tashmë jemi në proces të verifikimit të secilit produkt që tregtohet në Kosovë së bashku me institucionet tjera relevante, është shprehur ministri i Tregtis dhe Industrisë Endrit Shala gjatë inspektimit të disa marketve. Bashkë me mediat kanë kryer inspektimin e marketeve që të vërtetohet se çdo produkt që hyn në Kosovë a i ka kryer të gjitha kontrollet sipas ligjeve në fuqi. Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke mbikëqyrur tregun në vazhdimësi përmes kontrollove në mënyrë që të parandalohen produktet e kontrabanduara. Dhe, të njëjtat të mos tregtohen në vendin tonë. Gjithashtu inspektuam dhe verifikuam implementimin e Udhëzimit Administrativ për vendosjen e flamujve që derivon nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ne do të vazhdojmë ta mbikëqyrim tregun, duke u fokusuar në mos lejimin e shitjes eventuale të produkteve të kontrabanduara në pikat shitëse në Kosovë. Do të vazhdojmë mbrojtjen e konsumatorit, që secili produkt që shitet në Kosovë të kontrollohet dhe të jetë i sigurt, duke përmbushur standardet, është shprehur ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …