Osman Caka: U desh jetë për me u dhanë

Osman Caka: U desh jetë për me u dhanë

Trembëdhjetë prill nëntëdhjetë e nëntë

mbushur Sharri plak me lot  e gjamë

Me tanka e topa o trojet e mia.

janë rrethua nga korbat, nga shkinija

 

Vranë prenë bishat, bënë masakra

n’tanë Kosovën e në këto fshatra,

vra, pre, plaçkit, shkatërro e digj

bishat serbe, pa shpirt hiç.

 

Popullata,  po i ban ballë

Bishat Serbe at ditë me i ndal

Nuk po pyeste për tanke e topa

se nën këmbë i digjej toka

 

Shkrumb u bënë shtëpitë në fshatra

lumej gjaku nga t’sërbit masakra,

Tymë e flakë, qielli u nxi

tmerr ma t’madh nuk kanë parë sy

 

Pesëmbëdhjetë vet mbetën të vrarë

dhe pesë të tjerë në gjak të larë,

Shtatë të tjerë nga dora e shkaut

janë gjetur para pushkatimit

 

U desh gjak, e u desh lot

u desh flakë të ndizej kjo tokë

u desh jetë për me u dhanë

që këtë truall me mos e lanë

 

Mos me e lanë në robëri

e n’Kosovë të vi liri

e lirë shqipja, lart, të fluturojë

dhe dardani liri të gëzojë!’ “

13. 4. 2019.

 

(Osman Caka është baba i dëshmorit, Ilir Caka)

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …