MFSK-ja është zotuar ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës

Ministria  e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021-2022

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj, që do të jenë studentë/kadetë në Akademinë Ushtarake (Qendrën e Studimeve Universitare)  të FSK-së.

Po ashtu në këtë konkurs do të përzgjidhen edhe kadetët që  do të studiojnë në akademitë e vendeve mike dhe partnere si në:

Akademinë  Ushtarake të Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë,

Akademinë  Ushtarake në Republikën e Kroacisë -Menaxhimi dhe Udhëheqja ushtarake, si dhe në Akademinë  Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Konkursi do të jetë i hapur nga data  31 maj 2021  deri më  11 qershor 2021 .

Aplikimi bëhet online:

https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Kontaktet:  www.mod.rks-gov.net;  nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Më gjerësisht:

https://docs.google.com/document/d/1LN8qzmWVSzXMrk0pH4QI4YXOKOAnUilq8ZClJxzlGBs/edit

Bëhu kadet i FSK-së!

Bëhu oficer i Ushtrisë së Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …