Kërkohet vaksinimi i më shumë qytetarëve për ta shmangur një valë të re të infektimeve gjatë vjeshtës

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot në Kosovë do të nis vaksinimi masiv i qytetarëve kundër virusit korona

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se sot do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve kundër Covid-19. Në njoftimin për media thuhet se vaksinimi masiv i qytetarëve do të bëhet bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër virusit korona. “Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në të gjitha qendrat e vaksinimit kudo në Kosovë dhe eliminimit të shmangies së çfarëdo situate të panevojshme, ftohen qytetarët që t’u përmbahen termineve të përcaktuara për vaksinim dhe në Qendra të vaksinimit të paraqiten vetëm pas marrjes së thirrjes për vaksinim”, thuhet në njoftim. Ministria kërkon nga qytetarët që të mos shkojnë në qendrat e vaksinimit pa konfirmim, por të presin thirrjen për termin. Thirrja do t’iu bëhet përmes telefonit, mesazhit telefonik ose përmes emailit dhe këtë mund ta bëni ekosova.rks-gov.net.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt

Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …