Ministria greke për Emigracionin, në muajin shkurt regjistroi rreth 277 mijë shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta, në Greqi

Ministria greke për Emigracionin, në muajin shkurt regjistroi rreth 277 mijë shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta, në Greqi

Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se në muajin shkurt të këtij viti regjistroi  rreth 277 mijë shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta në Greqi, nga rreth 424 mijë që ishin regjistruar në shkurtin e vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare shqiptarët tani përbëjnë 60% të të huajve të rregullt në Greqi nga 62,7 % që përbënin një vit më parë. Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin lejet e qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta të vlefshme në shkurt të këtij viti janë gjithsej rreth 463 mijë duke shënuar një rënie prej 32%, krahasuar me shkurtin e vitit 2022, raporton Zëri i Amerikës. Tre vendet kryesore të origjinës së shtetasve të vendeve të treta me leje qëndrimi të vlefshme janë: Shqipëria me 60.0%, Kina me 5.0% , pasuar nga Gjeorgjia me 4.3%, thotë ministria greke e Emigracionit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …