Të paktën 38 njerëz kanë vdekur në një qendër për emigrantë në Meksikë, si pasojë e zjarrit, gjatë një proteste kundër dëbimit të tyre

Të paktën 38 njerëz kanë vdekur në një qendër për emigrantë në Meksikë, si pasojë e zjarrit, gjatë një proteste kundër dëbimit të tyre

Të paktën 38 njerëz kanë vdekur në një qendër për emigrantë në Meksikë, si pasojë e zjarrit që zyrtarët kanë thënë se ka nisur përgjatë një proteste kundër dëbimit të tyre. Shumica e viktimave kanë udhëtuar nga Amerika Qendrore dhe ajo Jugore, në tentim e sipër për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ata janë nisur drejt kufirit, në pritje të skadimit të një mase të fuqizuar përgjatë pandemisë së koronavirusit, e cila i ka dhënë mundësi Qeverisë amerikane që të dëbojë emigrantët që tentojnë ta kalojë kufirin. Mediat lokale kanë thënë se migrantët brenda ndërtesës, ku është përhapur zjarri, janë marrë nga autoritetet të hënën dhe janë dërguar në qendër. Kjo qendër gjendet afër urës Stanton-Lerdo, e cila e lidh Meksikën me Shtetet e Bashkuara. Autoritetet meksikanë kanë thënë se të vdekurit dhe të plagosurit janë nga Guatemala, Hondurasi, Venezuela, El Salvadori, Kolumbia dhe Ekuadori. Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, ka thënë se migrantët ua kanë vënë zjarrin disa shtretërve. Mendoj se ka qenë e lidhur me një protestë që ka nisur kur e kanë mësuar se do të dëbohen ka thënë ai. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një hetim të plotë të rastit. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …