Ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari pret në takim Sindikatën e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës

Ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari pret në takim Sindikatën e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka zhvilluar një takim me Sindikatën e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës për t’i parë më për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohen punonjësit e kësaj korporate. Gjatë takimit, ministrja u informua nga sindikalistët për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen punëtorët e KEK-ut, sidomos gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19. Përfaqësuesit e Sindikatës e njoftuan ministren për punët që po kryhen në vazhdimësi nga punëtorët e KEK-ut, si dhe për problemet me të cilat po ballafaqohen ata. Në të njëjtën kohë ata paraqitën edhe kërkesat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …