Ministrja Hoxha takoi ambasadorin e parë suedez, rezident në Kosovë, Henrik Nilsson

Ministrja Hoxha takoi ambasadorin e parë suedez, rezident në Kosovë, Henrik Nilsson

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur në takim ambasadorin e parë të Mbretërisë së Suedisë, rezident në Kosovë, Henrik Nilsson. Ajo e falënderoi ambasadorin Nilsson për bashkëpunimin e deritashëm duke shprehur gatishmërinë për thellimin e tij mbi bazat e reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, duke synuar që të avancohet me marrëveshje bilaterale për bashkëpunim juridik. Ambasadori Nilsson theksoi se prania e tij në Republikën e Kosovës, si ambasador i parë rezident, është dëshmi se Suedia ka qëllim të thellojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës duke ofruar përkrahje për proceset nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës. Ata u pajtuan që ky bashkëpunim mund të avancohet me marrëveshje bilaterale për çështjet si përshpejtimi i procedurave juridike, ndihmës juridike në mes të dyja shteteve dhe çështjet tjera juridike me interes për të dyja vendet.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …