Brickos

Ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar në Nju Jork me biznesmenë e përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Amerikës

Ministrja, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar në Nju Jork me biznesmenë e përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Amerikës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, përpara se të niset në Uashington për takime me zyrtarë të Shtetit, të martën është takuar në Nju Jork me biznesmenë e përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Amerikës. Ajo u shpreh me këtë rast se ishte nder i veçantë të takojë në Bronx të Nju Jorkut bashkërisht veprimtarët shqiptaro-amerikanë, Hajdar Bajraktari, Lisa Milicaj, Rrustem Gecaj, dhe Man Çelaj. “Ua përcolla të falat e përzemërta nga Kosova, dhe falënderimin e thellë për kontributin e pashembullt dhe të vazhdueshëm të tyre në ruajtjen dhe kultivimin e lidhjeve të forta shqiptaro-amerikane”, ka thënë ministrja, Haradinaj-Stublla, duke kujtuar edhe të kaluarën e tyre jo edhe aq të lehtë për të arritur aty ku janë dhe për t’i ndihmuar kauzës shqiptare. Gjatë këtij takimi, ministrja Haradinaj Stublla takoi edhe anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut,  me të cilin bashkëbisedoi për zhvillimet historike e aktuale në Ballkan, si dhe për aspiratat politike e strategjike të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …