Ministrja Meliza Haradinaj takon eurodeputetin, Lukas Mandl, diskutojnë për liberalizimin e vizave dhe procesin e dialogut

Haradinaj-Stublla takon eurodeputetin, Lukas Mandl, diskutojnë për liberalizimin e vizave dhe procesin e dialogut

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj me anë të një postimi ka bërë të ditur se sot është takuar me eurodeputetin, Lukas Mandl me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe përmbylljen e procesit të dialogut. “Takova sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, Eurodeputetin Lukas Mandl. Shpreha mirënjohjen më të thellë për angazhimin e tij, që ka qëndruar pranë Kosovës në procese të rëndësishme për vendin. Me z.Mandl bisedova për arritjet e Kosovës dhe synimet tona, veçanërisht për përmbylljen e dy temave të rëndësishme për Kosovën, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik edhe ekonomik, duke zgjeruar kështu edhe miqësinë e veçantë mes shteteve tona. Zoti Mandl dhe zyra e tij angazhohen në avancimin e raporteve Kosovë-Austri”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …