Minxhozi

Minxhozi: Në rast të konfliktit në Kosovë, Shqipëria është e detyruar të ndihmoj bashkëkombësit e saj

Duke folur për situatën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi, ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemajl Minxhozi ka theksuar se shqiptarët e Shqipërisë janë të brengosur për situatën e fundit në Kosovë. Është një e drejt legjitime, e vëllezërve dhe motrave nga Shqipëria për këtë që po ndodh. Njerëzit janë tepër të shqetësuar por edhe një zhgënjim për qëndrimin që mban Serbia, është diçka e papranueshme dhe diçka kundër rendit. Ngjarjet e fundit siç është treni, arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt e treni, kanë ngritur shqetësimet e të gjithë shqiptarëve. Ky turr duhet të marr fund. Shqipëria është duke e ngritur zërin për këto ndodhi në Kosovë. Ndërsa duke folur se si do të reagonte Shqipëria në rast të një konflikti në Kosovë, ai ka theksuar se Shqipëria është e detyruar të ndihmoj bashkëkombësit e saj. Ne jemi shqiptarë, dhe do të reagojmë si shqiptarë. Nuk ka Shqipëri e Kosovë por ka shqiptarë, jemi një komb dhe kemi detyrime për bashkëkombësit tanë, ka theksuar ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemajl Minxhozi.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …